Gazetarja argjentinase, Pia Shaw, së fundmi ka postuar një bisedë që ka pasur me sulmuesin e Barcelonës, Sergio Aguero, që rrezikon të mbyllë karrierën për shkak të problemeve në zemër.
“Jam mirë. Ato që thuhen janë të tmerrshme. Kjo puna e zemrës kërkon kohë, të paktën 6 muaj. Unë jam 33 vjeç dhe duhet të pres 6 muaj… plus tre muaj të tjerë stërvitje për t’u kthyer më pas në lojë. Epo, është e komplikuar. Do të jem jashtë për 9 muaj, gati një vit, prandaj flitet për tërheqjen time. Nëse më thonë se duhet të tërhiqem, do të bëj, por dihet të pres rezultatet”, ka treguar Aguero.
Aguero dëshiron të ndjekë hap pas hapi çdo procedurë që kërkohet për t’u rikuperuar për të qenë i sigurt:
“Do të vazhdoj me planin tim të rikuperimit, pastaj do të shohim se cila do të jetë më e mira. U shtrova në spital për pesë ditë. Pra tani është çështje durimi. Shkova në Andorrë për tri ditë, isha shumë nervoz për çdo gjë që kishte ndodhur. Do të bëj testimet klinike dhe do të shohim hapat që duhen ndjekur. Por ajo që thonë është e çuditshme, nuk e di”, ka përfunduar sulmuesi argjentinas./Arbresh.info
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...