Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e lartë të BE-së të kryesuar nga Vassilis Maragos, Plamena Halacheva, Jarmo Feliks Helppingas dhe zyrtarë të tjerë.
Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Maragos me nismat të cilat i ka iniciuar Ministria e Drejtësisë dhe ato që po ndërmerr në konsolidimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Theks të veçantë, Haxhiu i ka kushtuar procesit të vetingut i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të kësaj Ministrie.
Njoftimi i plotë:
Fillimisht Maragos ia dorëzoi Ministres Haxhiu Raportin e Progresit ndërkohë që kanë diskutuar për proceset e rëndësishme, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe procese tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja Haxhiu e ka njoftuar Maragos me nismat të cilat i ka iniciuar Ministria e Drejtësisë dhe ato që po ndërmerr në konsolidimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Theks të veçantë, Haxhiu i ka kushtuar procesit të vetingut i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të kësaj Ministrie.
Haxhiu gjatë takimit gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët e Bashkimit Evropian duke theksuar nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë dhe mbështetjes profesionale të reformës në drejtësi.
Nga ana e tij Maragos shprehu kënaqësinë për takimin e sotëm duke mirëpritur përkushtimin e qeverise per avancimin e agjendës per reforma ne sundimin e ligjit ne Kosove ne pajtim me standardet Evropiane.
Tutje Maragos siguroi Ministren e Drejtësisë se mbështetja e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë do të vazhdojë për qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta në zhvillimin e një sistemi të drejtësisë funksional, profesional dhe llogaridhënës në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me ç’rast ndër të tjera, të pranishmit në takim u dakorduan për një bashkëpunim me të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta sa i përket objektivave të Sundimit të Ligjit, liberalizimit te vizave dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë./arbresh.info/


Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini