Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit, në pesëvjetorin e vdekjes së tij.
Haxhiu shkruan se me Qeverinë aktuale, nuk do të ketë raste ku aktivistëve politikë do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë.
Postimi i plotë i saj:
5 vite pa Astrit Deharin!
Sot, së bashku me kabinetin tim, nderuam jetën dhe veprën e aktivistit politik Astrit Dehari.
Ndonëse kanë kaluar 5 vite, ende nuk ka drejtësi për Astritin!
Qeveria jonë është duke punuar për reforma të thella në drejtësi. Këto reforma të thella do të garantojnë drejtësi për vrasjet politike si dhe vrasjen e Astrit Deharit!
Me qeverinë tonë nuk do të ketë raste ku aktivistëve politik do t’ju montohen raste, futen në burg dhe nuk dalin të gjallë!
Shteti i së drejtës është synimi yni dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”