Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në 1-vjetorin e arrestimit nga Specialja të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, ka thënë se ata janë historia e lavdishme e Kosovës.
Krasniqi shkruan se historia e Kosovës nuk do të mund as të ndryshohet as tjetërsohet.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Sot nuk janë këtu, por sot dhe përgjithmonë do të jenë historia e lavdishme e këtij vendi. Sepse, kurrë dhe nga askush nuk mund të ndryshohet historia jonë dhe as të tjetërsohet e vërteta e luftës sonë çlirimtare – e drejtë dhe e pastër qelibar.
Kosova është pafundësisht krenare me djemtë e saj patriotë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e me shokët e tyre çlirimtarë, që bashkë me gjithë popullin, ndërruan epoka dhe shkruan rrëfimin e jashtëzakonshëm e madhështor të mosnënshtrimit, të lirisë dhe të pavarësisë. E do ta shkruajnë edhe fitoren e kësaj beteje të fundit, për t’u kthyer në shtëpi si heronj./arbresh.info/
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...