Kurti thotë se rritja e pagave do të bëhet nga rritja ekonomike dhe jo për fushata elektorale

10:52 | 29 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është duke hartuar Ligjin për Pagat, por një ligj që nuk bie ndesh me infrastrukturën ligjore, Kushtetutën dhe aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij rritja e pagave do të bëhet me rritjen ekonomike.

“Po përgatitemi që te kemi një ligj për pagat që me të vërtet është ligj, dhe që nuk bie ndesh me infrastrukturën legjislative e as në kundërshtim me kushtetutën dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.Jemi duke u angazhuar për këtë gjë. Në një shtet në një shoqëri kurrsesi nuk duhet të ndjek arbitraritet politike të qeverive aktuale, por produktivitetin brenda rritjes ekonomike”, tha Kurti, raporton arbresh.info.

Ai po ashtu akuzoi qeveritë e kaluara se kanë rritë paga për disa sektorë gjatë fushatave elektorale. Por sipas Kurit ekonomia nuk funksionin me rritje pagash në fushata elektorale.

“Qeveritë e mëhershme i kanë rritë pagat me premtime elektorale e të cilat i kanë mbajtur pjesërisht ose aspak… Ekonomia nuk funksionon me rritje pagash në fushata elektorale.Me neve në muajt dhe vitet në vijimë rritja e pagave do ta ndjek rritjen e produktivitetit brenda rritjes ekonomike”, tha Kurti në një konferencë për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale