Instituti Robert Koch ka hartuar listën më të re të vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Nga kjo listë prej sot (24. 10. 2021) janë hequr Kosova, Iraku, Hondurasi dhe Kenia. Ndërsa si vende të rrezikuara janë shpallur Kroacia, Bullgaria, Kameruni, Kongo dhe Singapori.
Prej sot udhëtarët që nisen nga Kosova për Gjermani nuk kanë më nevojë për teste dhe karantinim. Teste duhet të kenë vetëm udhëtarët me avion, të cilët nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt e fundit.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia edhe më tej mbeten në listën e vendeve të rrezikuara, për shkak të shifrave më të larta të infektimeve me virusin Corona. Udhëtarët nga këto vende duhet të kenë një test me vete (nëse nuk janë vaksinuar apo shëruar nga Covid-19 në gjashtë muajt fundit), e ata që nuk janë vaksinuar apo shëruar duhet të futen edhe në karantinë 10-ditore në Gjermani. /DW/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...