Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij në Lipjan.
Krejt kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje, dhe më pas gruaja kishte ushtruar dhunë fizike ndaj burrit.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Lipjan, 20.10.2021-22:35. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeve ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/