Nën organizmin e Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht zëvendësministres së Drejtësisë, Dr. Nita Shala, njëherit Koordinatore Kundër Dhunës në Familje, po vijon puna drejt hartimit të Strategjisë për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe Planit të Veprimit 2022-2026.
Në kuadër të këtij angazhimi, po realizohen takime dy palëshe me anëtarë të organizatave të shoqërive civile, drejtuese të strehimoreve në gjithë Republikën, oficerë policie nga gjithë stacionet policore në vend, të gjithë mbrojtësit e viktimave; të gjithë prokurorët e caktuar që punojnë në raste të dhunës në familje, dhe përfaqësues të emëruar nga kryesuesit e gjykatave të të gjitha niveleve në vend.
Gjithashtu, do të zhvillohet takim konsultativ me përfaqësues të organziatave ndërkombëtare e ambasadave të vendeve partnere. “Strategjia është mundësi e artë për të evidentuar aktivitete konkrete në zgjidhje të sfidave të evidentuara nga praktika dhe në parandalim e adresim efikas të dhunës në familje”- shprehet Koordinatorja në takime./arbresh.info/
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare
Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Koso...