Njëmbëdhjetë fëmijë u mbytën gjatë një dalje për pastrimin e lumit në provincën Java të Indonezisë.
Zyrtarët lokalë thanë se 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po merrnin pjesë në pastrimin përgjatë brigjeve të lumit Cileueur, kur 21 prej tyre ranë në ujë.
“Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje. Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri -tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën “. tha Deden Ridwansyah, shefi i zyrës së kërkimit dhe shpëtimit në Bandung, shkruan Theguardian.
Banorët aty pranë dhe një ekip shpëtimi arritën të shpëtojnë 10 nga studentët, të cilët u dërguan në një spital aty pranë.
Studentët me sa duket nuk kishin veshur pajisje notimi. Disa raporte thanë se ata po përpiqeshin të kalonin lumin, kur ranë brenda.
Shirat shkaktojnë rrëshqitje të shpeshta toke dhe përmbytje të mëdha në Indonezi, ku miliona njerëz jetojnë në zona malore ose pranë fushave të përmbytjeve.
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e nj...
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...