Dy persona janë plagosur të mërkurën pasdite si pasojë e një konflikti me armë zjarri që ndodhi në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë.
Autori i plagosjes ka arritur të largohet, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vazhdon krehjen e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe për gjetjen e provave që do të çonin në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se një ditë më parë, një 22-vjeçar është plagosur brenda makinës së tij në zonën e njohur si Lulishtja te “Komuna e Parisit”.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell