Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Francës do të ndeshen sot (e enjte) mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Dy kombëtaret e mëdha evropiane do të ndeshen sot në Allianz Stadium të Torinos me fillim nga ora 20:45.
Sikurse ekipi i Roberto Martinez, ashtu edhe ai i Didier Deschamps janë gati për të fituar ndeshjen dhe për të arritur finalen e madhe të Ligës së Kombeve.
Të dy trajnerët pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pasi nuk kanë mungesa, përveç N’Golo Kantes te Franca.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë në finale me Spanjë, e cila mposhti Italinë me rezultat 2-1 të mërkurën mbrëma.
Formacionet e mundshme
Belgjika: Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Th.Hazard; E.Hazard, De Bruyne; Lukaku;
Franca: Lloris; Kounde, Varane, L.Hernandez; Pavard, Rabiot, Pogba, Th.Hernandez; Griezmann; Mbappe, Benzema./Telegrafi/
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...