Hetuesit policorë të Sektorit Qendror të Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit më Qenie Njerëzore, pas hetimeve paraprake dhe në koordinim me prokurorin e rastit, më 06.10.202, rreth orës 19:40, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ Prishtinë, kanë kontrolluar një lokal ky kryheshin masazhe.
Policia me këtë rast ka arrestuar tre të dyshuar: D.M. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), D.I. (viti i lindjes 1991, femër kosovare) dhe A.L. (viti i lindjes 1999, femër kosovare). Po ashtu në lokal është hasur edhe një femër, shtetase e Shqipërisë pa dokumentacion përkatës, me procedurat rreth saj merrem zyrtarët policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së.
Të dyshuarit në këtë rast janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘’bashkëkryerje’./arbresh.info/
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...