Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë.
Sipas njoftimit, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.
Njoftimi i plotë:
Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.
Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.
Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin./arbresh.info/

Miratohet projektligji për çmimet tavan
Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, varroset nes...
Momente të ëmbla për Adionin dhe Fabjolën
Tahiri: S’ka pasur konsultim serioz për presidentin, gjithçk...
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...