Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në ndeshjet e tetorit të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
Suedezi Zlatan Ibrahimovic ka pasur probleme me kyçin e këmbës dhe nuk ka qenë i gatshëm në ndeshjet e fundit në Serie A. Përveç kësaj, sulmuesi humbi takimin e së martës mes Milanit dhe Atlético Madrid në Ligën e Kampionëve.
Federata Suedeze e Futbollit tani njofton se Ibrahimovic do të humbasë grumbullimin e ardhshëm të ekipit kombëtar.
“Fatkeqësisht, Zlatan nuk është aq përpara në rehabilitimin e tij sa të mund të jetë pjesë e grumbullimit të ardhshëm. E trishtueshme për ne dhe gjithashtu e trishtueshme për Zlatan sigurisht”, thotë trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve Janne Andersson.
Zëvendësuesi për Ibrahimovic është sulmuesi Viktor Gyökeres.
Kujtojmë se Suedia luan ndaj Kosovës dhe Greqisë në ndeshjet e tetorit.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...