Më datë 29.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Sektori Qendror, ka pranuar informata relevante se në një fshat të komunës së Graçanicës, një person i dyshuar posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.
Në konsultim me prokurorin kompetent dhe me urdhër të lëshuar nga Gjykata, janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre. Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987), mashkull kosovar, përkatësisht në posedim të tij, pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë.
Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit marihuanë.
Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh./arbresh.info/

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...