Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në Veri, ku u sulmuan Qendra e Regjistrimit në Zveçan dhe ndërtesa e Kuvendit Komunal në Zubin Potokut, ai tha se të gjitha njësit janë duke e hetuar rastin dhe presim rezultate të shpejta nga këto hetime.
Po ashtu, Zveçla u bëri thirrje të gjithë qytetarët që mos të bijën pre e provokimeve të ndryshme.
“Deri tani kemi mbi 9 mijë targa të përkohshme të lëshuara. Sot pas mesnate nga një akt kriminal me elemente terroriste nga persona të dyshuar është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok.. Të gjitha njësit janë duke e hetuar rastin dhe presim rezultate të shpejta nga këto hetime. Rruga Bërnjak dhe Herinjë janë të bllokuara për vetura e autobus. Ftojmë te gjithë qytetarët që mos të bijën pre e provokimeve të ndryshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën me te gjitha kapacitetet tona do të sigurojmë rend dhe ligj”, tha ai./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...