Shtetet e QUINT-it kërkojnë nga Qeveria e Kosovës të zbatojnë plotësisht vendimin për Manastirin e Deçanit

15:56 | 24 Shtator 2021
A Z

Shtetet e QUINT-it që përfshijnë Francën, Gjermaninë, Italinë, Mbretërinë e Bashkuara dhe ShBA-në kanë mirëpritur deklaratën e Gjykatës Kushtetuese për moszbatimin e vendimit të saj të vitit 2016 për Manastirin e Deçanit.

Në komunikatën e Shefave të Misioneve të këtyre shteteve thuhet që është shqetësuese që Kushtetuesja detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet.

“Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e marrin parasysh dhe mirëpresin deklaratën unanime të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 24 shtator lidhur me moszbatimin e vendimeve të mëhershme të saj, përfshirë edhe të vendimit të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Është shqetësuese se Gjykata Kushtetuese e Kosovës detyrohet t’ua përkujtojë institucioneve ekzekutive të garantojnë dhe zbatojnë sundimin e ligjit në këto raste më se të vonuara”, thuhet në komunikatë.

Tutje, QUINT-I i ka bërë thirrje Qeverisë që pa vonesë të zbatojë në plotni vendimin e Kushtetueses për Manastirin e Deçanit./arbresh.info/

LEXO EDHE:

BE-ja për tokën e Manastirit të Deçanit: Vendimet të ekzekutohen menjëherë dhe në mënyrë arbitrare

Të ngjashme