Pesë persona janë arrestuar për dhunë familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Detaje nga raporti i PK-së:
Ferizaj, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë, 22.09.2021 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Pejë, 22.09.2021 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 22.09.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...