Një tërmet me magnitudë 5.8 ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melburnit.
Tërmeti ndodhi rreth orës 09:15, me orën lokale, të mërkurën në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victorian.
“Ne nuk kemi pasur raporte për lëndime të rënda dhe ky është një lajm shumë i mirë”, ka thënë kryeministri australianm Scott Morrison, shkruan BBC.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor (NSW).
Ajo u pasua nga dy tërmete me magnitudë 4.0 dhe 3.1.
Ndërsa ky është një nga tërmetet më të mëdhenj të Australisë vitet e fundit, nuk duket se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Duke folur nga SHBA, Morrison vuri në dukje se tërmetet ishin të rralla në Australi dhe ato mund të jenë një ngjarje shumë shqetësuese.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...