Rreth orës 16:00 të ditës së sotme polici nga Policia Kufitare në Han të Elezit , Sabedin Livoreka, në parkingun e qendrës tregtare “ETC” në Kaçanik , ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Sefer Gurit 78 vjeçar nga fshati Nikaj-Kacanik, shkruan arbresh.info.
Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Kacanik.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet e tij.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar policin Sabedin Livoreka për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë ./arbresh.info/
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj