Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Edin Vranjen, ish-zyrtar i lartë të Administratës së Policisë Federale në Bosnjë, nën dyshimin për krime të luftës.
Arrestimi i tij ka shkaktuar tensione mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Sipas portalit Klix.ba ministrja e Punëve të Jashtme në Bosnje dhe Hercegovië, Bisera Turkoviç, ftoi ambasadoren Aida Smajiç nga Beogradi për konsultime urgjente në selinë e ministrisë në Sarajevë, përcjell Klankosova.tv
Reagime ka pasur edhe nga kreu i Presidencës së Bosnjës, Zheljko Komsiç dhe një anëtar i këtij institucioni, Sefik Xhaferoviç.
Ata thanë se kjo përfaqëson një seri persekutimesh të llogaritura të qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës nga autoritetet serbe, duke abuzuar me parimin e juridiksionit universal në ndjekjen penale të krimeve të luftës.
Ministria e Brendshme serbe lëshoi një deklaratë në lidhje me arrestimin e Vranjes, duke thënë se shtetasi i BiH ishte i dyshuar për krime lufte kundër të burgosurve të luftës në zonën Gorazde nga janari 1993 deri në tetor 1994.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...