Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, pa paralajmërim ka shkuar në Beograd. Ai po merr pjesë në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor 2021.
Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave, njofton kosovoonline.
Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
“Ky vit është shpallur Viti Evropian i Hekurudhave dhe sikur ta dinim këtë, këtë vit ne po përfundojmë projektin më revolucionar të hekurudhave në historinë serbe. Për ne, ky vit nuk do të jetë vetëm viti i hekurudhave, por çdo vit tjetër, tha ministri serb, Tomislav Momiroviq.
“Samiti i Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor 2021”, i cili mblodhi së bashku zyrtarë të Serbisë dhe rajonalë, si dhe ekspertë në fushën e trafikut hekurudhor, u hap sot në Beograd.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd.
27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend