Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kanë vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve, transportin dhe shitjen ilegale të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni, mbrëmë policia, ka hasur në tre persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Kaçanikut.
Si dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e drunjëve dhe mjetet me të cilat i kanë transportuar këta drunjë ..
Ndërsa, në stacionin policor në Kaçanik janë personat me inicialet , M.L (M/K) i moshës 34 vjeçar , XH.R ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe Q.R ( M/K) i moshës 26 vjeçar , të cilët pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 për procedura të mëtejme hetimore..
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve, si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë, transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./arbresh.info/

A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...