Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës
Studentët dhe stafi i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nga tani e tutje, do të mund të përfitojnë nga mundësitë të cilat i ofron Memorandumi i Mirëkuptimit, i nënshkruar me Odën Ekonomike Gjermano – Kosovare, transmeton arbresh.info
Me anë të këtij memorandumi, të nënshkruar në Rektoratin e UP-së, synohet shkëmbimi i përvojave dhe i studentëve me qëllim të punës praktike dhe punësimit te kompanitë anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, u shpreh shumë i lumtur për nënshkrimin e këtij Memorandumi të Mirëkuptimit. Kjo marrëveshje, sipas tij, do të ndihmojë në përafrimin e studimeve me tregun e punës dhe UP-ja është shumë e interesuar që të ofrojë kuadro të kualifikuara për bizneset dhe industrinë.
Edhe drejtorja menaxhuese e OEGJK-së, znj. Nora Hasani e konsideroi memorandumin si një mundësi të mirë për studentët e UP-së, por edhe për bizneset që janë pjesë e odës, sepse, sipas saj, shqetësimi i parë i tregut të punës është mungesa e kuadrove të përgatitura.
Nisjen e këtij bashkëpunimi e mirëpriti edhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, prof. asoc. dr. Isak Shabani.
“Memorandumi në fjalë parasheh që palët të bashkëpunojnë, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në ofrimin e këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, si dhe mundësimit të vijimit të praktikave profesionale për studentët e këtij fakulteti pranë bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare” u tha ndër të tjera në komunikatën e lëshuar për media./arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...