Ka ndërruar jetë babai i Agim Aliut, kryetarit të Komunës së Ferizajt.
Aliu përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin për largimin e babait të tij nga kjo botë, shkruan arbresh.info.
Ai, ka përkujtuar edhe angazhimin e të ndjerit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Tutje, ai ka njoftuar se varrimi i babait të tij do bëhet nesër nga ora 16:30.
“Babë, përjetove dy herë burgun e motrës e një herë të djalit, por asnjëherë zemra e trimëria jote nuk u mposht. Babë, udhët e lirisë ia tregove, sypatrembur, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...
Marco Rubio do të takohet me Papa Leoni XIV më 7 maj