Tashmë është bërë e ditur se Lionel Messi do të vazhdoj karrierën e tij tek klubi francez, Paris Saint-Germain.
Në faqën zyrtare të klubit, gjatë ditës së sotshme janë postuar disa video ku në mënyrë indirekte është “prezantuar” argjentinasi.
Zyrtarizmi i Messit është bërë e ditur se do të bëhet nesër në ora 11 në “Parkun e Princave”, por faqja e klubit vazhdon ende të publikoj video ku shihen shenja të ndryshme të cilat sinjalizojnë për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.
Në videon e fundit të publikuar nga klubi i është vënë një përshkrim shumë interesant.
“Një diamant i ri në Paris” është thënia që klubi ka vendosur ta shoqërojë videon e publikuar.
Kujtojmë se Messi është larguar nga Barcelona pas 20 vitesh si lojtar i lirë dhe tashmë do të i bashkohet klubit të parisienëve./arbresh.info/
A new ? in Paris !
PSGxMESSI ❤️? pic.twitter.com/2JpYSRtpCy
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 10, 2021
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...