Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Presidencës.
“Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, thuhet në njoftim.
Buxheti për vitin 2021 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 28 korrik të këtij viti, me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...