Ambasada e Italisë në Prishtinë ka ngushëlluar popullin e Kosovës mbi aksidentin fatal në Kroaci me autobusin që po transportonte kosovarët për në vendlindje.
Sipas informacioneve të para 10 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 44 të tjerë janë të lënduar.
Ambasada e Italisë përmes një njoftimi në Facebook thanë se në mendjet e tyre janë familjet e viktimave derisa i kanë uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Ngushëllimet tona më të thella popullit të Kosovës për aksidentin tragjik të autobusit që ndodhi këtë mëngjes në Kroaci. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave, ndërsa u dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në postimin e tyre.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...