Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Në urimin e saj, Osmani ka theksuar se sakrificat e përcjellin njerëzimin përgjatë gjithë rrugëtimit jetësor dhe se festat sikurse Bajrami shpërfaqin solidaritetin ndërnjerëzor.
“Populli ynë e kupton shumë mirë se çfarë domethënie ka sakrifica. Në këtë ditë feste, ne jemi më mirë se Bajramin e kaluar. Sot, ndani me të tjerët jo vetëm të mirat nga tryezat tuaja, sot shpërndani dashuri, mirësi, përkujdesje e harmoni me të gjithë!
Kjo festë e sakrificës sjelltë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati. Mbi të gjithë sjelltë shëndet dhe mbarësi për ditë të mbara, paqe e solidaritet ndërnjerëzor”, ka theksuar presidentja Osmani./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...