Mushkolaj-Qeverisë: Institucionet qendrore të reagojnë me emergjencë pas situatës në Deçan

12:31 | 13 Korrik 2021
M. A.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas situatës në Deçan ku qindra qytetarë janë helmuar.

Mushkolaj ka thënë se kjo është një situatë emergjente, e se shton se institucionet qendrore do të duhej reaguar po ashtu me emërgjencë.

“Në një situatë emergjente me qindra të helmuar, çfarë është kjo në Deçan, institucionet qendrore do të duhej reaguar po ashtu me emergjencë”, thotë Mushkolaj.

I njëjti ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve.

“Do të duhej alarmuar. Nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve”, thotë ai.

Ndryshe, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Në ndërkohë dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Deçan, shkaku i situatës së krijuar atje, ku po dyshohet se ka ndodhur një helmim masiv shkaku i ujit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale