Pakënaqësitë brenda Listës “Guxo” të krijuar nga Vjosa Osmani po vazhdojnë në Ferizaj.
Burim Bajraktari, që është zyrtar i kësaj force politike në Ferizaj ka shprehur mllefin e tij me udhëheqësinë e kësaj iniciative për vendimin që në zgjedhjet lokale të garohet bashkë me Vetëvendosjen.
Ai ka publikuar një fotografi me koordinatorin e “Guxo” në Ferizaj, Balton Dërguti, teksa ka thënë se ata janë mësuar të tradhtohen, por që ata do t’i qëndrojnë deri në fund fjalës së dhënë në fillim.
Tutje, Bajraktari ka thënë se ata “do të jenë zëri i qytetarëve të Ferizajt”, duke aluduar kështu se nuk do të heqin dorë që në këtë komunë të garojnë të vetëm./arbresh.info/
Postimi i plotë i Bajraktarit:
Ishime se bashku duke e kerkuar fuqin tonë per deputetet qe i kishim ne mesin e procesit deshten me na nda, po nuk arriten…. sepse filluam me bindje te fortë drejt fitores dhe qe besa ja arritem.
Balton shoku ne do të jemi të fuqishem ne qfardo forme dhe kujt ja msym e bajm deputet edhe nese eshte qoban i dhive… Per me u trathtu jemi mesu po tash rruga jone eshte e paster dhe hala ma e fuqishme.
Do te jemi zëri i qytetareve ne Ferizaj.

Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...