Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka apeluar te qytetarët që të mos jenë në kontakt direkt me rrezet e diellit nga ora 09:00 deri në 17:00.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, IHMK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike do të kemi rritje graduale, duke bërë që merkuri në termometër të arrijë vlera rreth 35-36 gradë Celsius, deri sa minimalet mbeten po thuaj të ngjashme me vlerat e ditëve të fundit.
Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura që nënkupton rrezik për një shtresë të popullatës që kanë sëmundje kronike, gjithashtu këto vlera të indeksit UV janë të padëshirueshme edhe për njerëzit në moshë, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mundësisht të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./arbresh.info/
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...