Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.
Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Washington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.
Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Presidentja Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime