Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Veseli për vdekjen e babit të ish-liderit të tyre, Kadriut.
Lladrovci shkruan se, jeta e tij ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime, por, gjithmonë ishte dhe doli faqebardhë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Më tronditi pa masë lajmi se Baca Fazli, kaloi në amshim. Jeta e tij ishte e mbushur plot vuajtje dhe mundime, por, gjithmonë ishte dhe doli faqebardhë.
Bacën Fazli do ta kujtoj gjithmonë qëndrestar të madh përballë rrethanave, atdhetar të devotshëm e urtësi shembullore.
Ngushëllime të sinqerta për familjen Veseli, miqtë, dashamirët dhe shokët e familjes.
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Bacën Fazli./arbresh.info/
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime