Ministri Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur për vaksinimin masiv, ka thënë se synimi është që brenda një muaji të realizohen deri në 500 mijë vaksinime.
Sipas ministrit po kryhen deri në 8,000 vaksinime në ditë pas asnjë problem.
“Nga 15 qershori, kur ka filluar të zbatohet ky plan, e kemi parë që pa asnjë problem, nga 2,500 deri në 3,000 që janë bërë më herët brenda dite, kemi arritur t’i vaksinojmë deri në 8,000 qytetarë brenda ditës”, tha Vitia, për RTV21.
Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të arrijnë sasia e vaksinave të para të blera nga Qeveria.
“Në javën e ardhshme pritet të vijë kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer, nga kontrata që kemi nënshkruar që të vijë në Republikën e Kosovës. Dhe i gjithë plani i vaksinimit do të bëhet në bazë të vaksinave që tani i kemi në stok”, tha ministri Vitia.
Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 157,338 persona.
Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër coronavirusit.
Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...