Grupi i alpinistëve “Hiking Njeri Kosova” ka bërë të ditur se nuk janë lejuar që gjatë ditës së nesërme t’i vizitojnë Malet e Sharrit, nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Kjo u bë e ditur nga udhëheqësi i këtij grupi, Ben Islami përmes një postimi në Facebook.
“Ju informojmë se për shkak të disa problemeve në rajonin e Sharrit të Shtërpcës, vendi ku kemi pasë të shkojmë në Liqenin e Jazhincës, HIKINGNJERI ndërron destinacionin për në LIQENAT TË RUGOVËS (PEJË)”.
“Para pak çasteve na lajmëruan Policia e Kosovës dhe AKI se për një kohë te pacaktuar janë të ndaluara ecjet në komplet bjeshkët e Sharrit. Ecjen “Hike and Swim” do ta bëjmë në Liqenatin e bukur të Rugovës pasi tani dy liqenet janë komplet të shkrira dhe të mbushura me ujë”, thuhet në njoftimin e “Hiking Njeri Kosova”.
Kujtojmë se gjatë ditës së rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë por edhe nga veriu i Kosovës janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Brezovicë dhe nuk janë lejuar që të vazhdojnë për ecjen që e kishin planifikuar për në Bjeshkët e Sharrit.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...