Ka dhënë dorëheqje anëtari i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ilir Bytyçi.
Dorëheqja e Bytyçit vjen një ditë pasi Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka votuar rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Radiotelevizionit të RTK-së.
Në letrën e dorëheqjes, Bytyçi ka shkruar se dorëheqje ka dhënë në shenjë pakënaqësie dhe pamundësie për të bërë ndryshime në Bord dhe Menaxhment si dhe me gjithë situatën e krijuar në RTK
“Gjatë kësaj periudhe gati 9-mujore sa isha në bord, me qëllim të ngritjes së llogaridhënies dhe transparencës jam munduar të jap kontributin tim profesional në shumë fusha. Ndër to, kam iniciuar kërkesën që RTK-ja t’i nënshtrohet auditimit për vlerësimin e performancës dhe gjendjes financiare nga Zyra Kombëtare e Auditimit, kërkesë kjo që më 22 prill u pasua me vendimin për deklaratën publike nga Bordi për auditimin e RTK-së”, ka shkruar ai në letrën e dorëheqjes. Prandaj në shenjë pakënaqësie dhe pamundësie për të bërë ndryshime në Bord dhe Menaxhment si dhe me gjithë situatën e krijuar në RTK, unë jap dorëheqje për arsye morale dhe profesionale”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Pas votimit të rekomandimit në Komision, shkarkimi i bordit të RTK-së pritet të votohet në Kuvend të Kosovës.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...