Kryeqyteti i Turkmenistanit në Azinë Qendrore, është shpallur si qyteti më i shtrenjtë në botë për punëtorët e huaj.
Ashgabat, qytet me rreth një milion banorë, është ngjitur në vendin e parë në listën e hartuar nga kompania për konsulencë Mercer.
Raporti e vendos Ashgabatin mbi qytetin më të shtrenjtë vitin e kaluar, Hong Kong, i cili tani është në vendin e dytë, i pasuar nga Bejruti në Liban dhe Tokio dhe Japoni.
Raporti vjetor i kompanisë Mercer, rendit 209 qytete, duke u bazuar në shpenzimet për jetesë, duke përfshirë, banimin, transportin dhe ushqimin.
Mercer ka thënë se ka analizuar më shumë se 200 mallra dhe shërbime teksa ka përpiluar raportin.
Përveç Ashgabatit, Hong Kongut, Bejrutit dhe Tokios, në 10 vendet më të shtrenjta në botë për punëtorët e huaj janë përfshirë edhe: Cyrihu, Shangai, Singapori, Gjeneva, Pekini dhe Berni./TCH/
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...