Së paku 13 persona janë plagosur nga të shtënat në qendër të qytetit Austin të Teksasit në orët e para të së shtunës, tha policia lokale, duke shtuar se sulmuesi i dyshuar ende ndodhet në arrati.
Joseph Chacon nga policia e Austinit tha se ka raporte që dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, shkruan Reuters.
“Nuk mund të them që nuk ka rrezik të mëtejmë publik në këtë moment, sepse i dyshuari nuk është në ndalim. Deri më tani duket se ai është i izoluar në këtë zonë”, shtoi zyrtari policor.
Incidenti ndodhi rreth orës 1 e 30 minuta pas mensatës në Distriktin e Zbavitjes dhe deri në kohën e raportimit nga policia nuk është regjistruar ndonjë i vrarë.
“Deri në këtë pikë nuk është e çfarë se çfarë e nxiti këtë (sulm), por si masë e kujdesit të jashtëzakonshëm, ne e kemi njoftuar taks-forcën e përbashkët të FBI-së kundër terrorizmit”, tha Chacon.
Sulmet masive në Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të shpeshta viteve të fundit. Gjendja shqetësuese e ka nxitur presidentin amerikan, Joe Biden, që të kërkojë nga Kongresi ashpërsim të legjislacionin për dhënien e lejeve për armëmbajtje.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara njihen për ligjet e buta për armëmbajtje dhe për numrin e madh të armëve në duart e civilëve.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...