Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facbook ka njoftuar se ekipet mjekësore në vendin tonë kanë arritur sërish të realizojnë me sukses transplantimin e zemrës.
Ky paraqet transplantimin e katërt të zemrës në vendin tonë.
“Mëngjesin e sotëm, zemra e një paciente 44-vjeçare, familja e së cilës dhuroi organet, filloi të rrah përsëri. Ditët në vijim janë kritike, të shpresojmë se trupi do ta pranojë organin e ri. Një pacient që vuan nga sëmundja e rëndë kardiovaskulare për disa vjet, ka shans për një jetë të re. Në 24 orët e fundit, rreth 100 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë punuan së bashku si ekip dhe treguan se si sistemi shëndetësor funksionon në mënyrë të përsosur. Më shumë detaje në lidhje me transplantimin, gjatë ditës”, ka shkruar Filipçe.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...