Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës, ka shqyrtuar shpenzimet si dhe rishikimin e buxhetit për këtë vit.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja ka miratuar kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milion e 886 mijë e 717 euro.
Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, tha se janë duke bërë përgatitjet në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Përderisa Arianit Elshani nga PDK-ja, ka bërë të ditur koston e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat u mbajtën më 14 shkurt.
Sipas të dhënave të KQZ-së, këto zgjedhje i kushtuan buxhetit të Kosovës 4 milionë e 469 mijë e 764 euro.
Planifikimet për koston e këtyre zgjedhjeve kanë qenë më i madh, ka sqaruar ai, duke shtuar se kishin planifikuar 5 milionë e 578 mijë e 712 euro.
Po ashtu, sipas raporteve të KQZ-së këto zgjedhje kushtuan më pak se ato të vitit 2019, të cilat kishin kushtuar rreth 5.2 milionë euro.
“Janë analizuar periudhat janar-mars mbi koston e shpenzimeve, dhe shpenzimet janë mbi 4 milionë euro apo 34% dhe këshilli propozon që të miratohet”, tha Elshani i PDK-së.
Poashtu është bërë edhe shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021, raporton EO.
Elshani, ceki se buxheti aktual i KQZ-së është 7 milionë e 64 mijë, dhe në këtë buxhet është i përfshirë edhe për raundin e dytë për zgjedhjet lokale që parashihet të mbahen në tetor.
Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave, për t’u alokuar një buxhet shtesë prej 3 milion e 886 mijë e 717 euro.
“Buxheti aktual i KQZ-së, është 7 milionë 64 mijë e 436 euro dhe për nevojat që ta përmbyllim këtë vit suksesshëm duhet të bëjmë një kërkesë edhe për 3 milionë e 886 mijë e 717 euro në Ministrinë e Financave për t’i aklokuar në kuadër të KQZ-së”.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...