“KRU Prishtina” ka njoftuar se të hënën një pjesë e Prishtinës mund të mbetet pa ujë të pijshëm për shkak të punimeve elektrike nga KEDS-i.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme 7 qershor 2021, e hënë KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht implementim të punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00- 18:00”, thuhet në njoftimin e “KRU Prishtina”.
Zonat që mund të preket nga këto punime janë, lagjet “Taslixhe”, “Mati”, ” Sofalia”, “Zllatari”, “Zona Qendër’’ dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes ‘’Bregu i Diellit’’, rruga e “Bledit” dhe rruga “Isa Kastrati”, në Prishtinë./arbresh.info/
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA