Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se është duke e penguar logjika e faljes.
Ai tha se kjo logjik është duke e dëmtuar akumulimin në buxhetin e Kosovës.
“Ajo çfarë mua po më pengon është logjika fal, fal, fal, pse logjika e faljes. Në shume vende nuk ka as ujësjellës. Kur i pyet qytetarët se cili është shqetësimi më i madh i tyre është mungesa e ujit. Shkojmë me një logjik tjetër të faljes. Kur e shikon se pse Kosova nuk po akumulon buxhet është se logjika e kontratës shoqërore është që taton finalin dhe nëse nuk taton e ki të pamundur që të ndihmosh shoqërinë”, ka thënë ai.
“Vijnë deputetët dhe kërkojnë faljen a akcizës së duhanit. A e dini që FSK-ja ka shpenzuar më pak sesa gjoba e ‘Bechtel&Enka’. Kjo është mendësia jonë e prioriteteve. Ne e kemi marrë një mandat për ndryshim dhe ju lutem na mirëkuptoni”, ka thënë Muja./arbresh.info/
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...