Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka falenderuar emisarin e posaçëm amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer për vizitën që e ka pasur në Kosovë, raporton Express.
Ambasada amerikane ka thënë se Palmer në Kosovë ka kërkuar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Faleminderit Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer për vizitën e tij dhe takimet produktive me udhëheqësit e Kosovës, me kërkesën e përsëritur për partneritet midis dy vendeve tona dhe rifillim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.
Palmer, së bashku me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë realizuar një vizitë dyditore në Kosovë, ku janë takuar me krerët më të lartë të institucioneve, si dhe me liderët e partive politike parlamentare.

SHBA gati sanksionet e reja kundër Rusisë nëse Putin refuzon...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe mjegull
LDK thërret konferencë për media
Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...