Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar të gjithë fëmijët, me rastin e 1 qershorit, Ditës së Fëmijëve, shkruan arbresh.info.
Ndër të tjera, Pacolli ka bërë me dije se një spital do të inaugurohet së shpejti në Prishtinë, me fokus në mirëqenien dhe mjedisin e fëmijëve./arbresh.info/
Postimi i plotë:
“Buzëqeshja më e bukur në botë vjen nga fëmijët, aq më shumë i bëjmë ata të buzëqeshin, aq më e bukur është bota. Sot ju uroj fëmijëve më të mirën në ditën e tyre. Në çdo punë që bëjmë, fëmijët janë burimi më i rëndësishëm i frymëzimit. Një shëmbull është spitali që së shpejti do të inaugurojmë në Prishtinë, ku vura theksin më të madh në mirëqenien dhe mjedisin e fëmijëve. Gëzuar të dashur fëmijë, kudo që jeni!”
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër