Për Ditën Ndërkombëtarë të Fëmijëve, Hendikos vendoi dy kukulla me thënie për fëmijë, viktima të dhunës në familje.
Nga sheshi u kërkon që fëmijët me aftësi të kufizuara të mos paragjykohen, të kenë qasje të lëvizjes në ambiente të ndryshme dhe të merën në konsideratë nga legjislacioni të drejtat e fëmijëve.
Drejtori i Hendikosit, Afrim Maliqi, tha se fëmijët nëse duam të jenë të lumtur duhet t’iu plotësohen të drejtat e që në Kosovë nuk iu plotësohen as 30%.
“Dita Ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve ka për qëllim që fëmijët të jenë të lumtur, e një fëmijë të jetë i lumtur ai duhet ti gëzoj të gjitha të drejtat. Qëllimi është që fëmijët t’i gëzojnë të drejtat dhe të jenë të lumtur”, tha ai
Maliqi tha se janë tre shkaktar që i përjashtojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në shoqëri.
“ E para janë paragjykimet, qasja që nuk ju krijon mundësi ne ambiente të lëvizin dhe e 3 është legjislacioni që nuk i mer në konsideratë të drejtat e tyre që të zbatohen”, tha drejtori i Hendikosit Afrim Maliqi.
Kaltërina Misini, zyrtare për informim në Handikos, tha se këto instilacioni me shërbejnë si një mënyrë për të pasqyruar gjendjen e fëmijëve.
Sipas saj për katër muaj janë raportuar 118 raste të dhunës në familje kur 4 prej tyre kanë qenë me nevoja të veçanta.
Në shesh u shpërndan disa broshura me mesazhe nga fëmijët me aftësi të kufizuara.


Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...