Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Lloshkobare.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa besohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e çkyqjes së pasigurtë nga magjistralja.
“Aksidenti ka ndodhur sot në orën 13:08, janë të përfshira dy automjete. Katër persona janë të lënduar, tre meshkuj dhe një femër. Të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, më pas janë liruar. Pasojë është veprimi i pasigurt i njërit automjet, i cili duke u çkyq nga magjistralja me u kyc në rrugën e fshatit vie automjeti nga Shtimja dhe ndodh aksidenti”, ka thënë Kanun Veseli zëdhënës në Policinë Rajonale të Ferizajt për portalin arbresh.info.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...