Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur lule pranë memorialit të djalit të presidentit Joe Biden, Beau Biden i cili ka shërbyer në Kosovë.
Osmani ishte shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajzat.
“Sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Beau Biden, iu bashkuam përkujtimeve të familjes Biden për të.
Beau shërbeu në Kosovë, larg familjes dhe vendit të tij, për ta ndihmuar shtetndërtimin në Kosovë dhe funksionimin dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.
Prandaj, sot vendosëm lule pranë memorialit dedikuar atij, në përkujtim të shërbimit të kryer prej tij për vendin tonë, si dhe të gjithë atyre burrave e grave që qëndruan pranë nesh në kohë sfiduese, duke i shërbyer paqes e shtetndërtimit në Kosovë”, ka shkruar Osmani./arbresh.info.
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...
Mourinho, mes trajnerëve të ofruar Real Madridit
Çmimi i naftës në rënie, sot deri në 1.64 euro për litër në ...