Krimineli i luftës, Radovan Karagjiq, është i mbyllur me përdhunues dhe pedofilë në burgun Viktorian të një ishulli të Britanisë.
Britania e Madhe ishte pajtuar që të merrte Bishën e Bosnjës pasi ndihmoi që ta sillte para drejtësisë për gjenocidin famëkeq të 8000 myslimanëve në Srebrenicë.
Pasi e kanë dërguar nën shoqërimin e rojeve, zyrtarët e dinin se ai do të ishte në rrezik të madh nëse e fusnin në një burg me një popullsi të madhe myslimane.
Kështu që ata e kanë dërguar atë në Isle of Wight, ku myslimanët përbëjnë rreth dhjetë përqind të 1000 popullsisë së burgut të Kategorisë B.
Përndryshe, në burgun e sigurisë së lartë të Blemarsh në Londër – ku Karagjiqi kaloi 24 orë – rreth 28 përqind e të burgosurve ishin myslimanë.
Krimineli serb ishte dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në Holandë më 2016.
Ai kishte kaluar disa vjet në një burg të qetë të quajtur “Hague Hilton” me 14 të burgosur, laptopë në çdo qeli dhe telefonata falas.
Tani ai duhet të qëndrojë në një burg me qeli të vjetra sa disa nuk kanë as tualet.
Karagjiq është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Dy persona në kërkim për kultivim kanabisi, policia sekuestr...
Më urdhër të Trumpit, SHBA-ja do të tërhiqet edhe nga 66 org...
Pas reshjeve të borës, Aliu: Qytetarët të adaptojnë lëvizjen...
Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?
Ndërpritet operimi i Impiantit për Trajtim i Ujit të Pijes ...
Hysen Durmishi njofton mbi gjendjen e rrugëve, pas reshjeve ...