Një klinikë në Kirgistan, një vend aziatik, iu desh të hidhte mijëra doza të vaksinës “Sputnik V” kundër Covid-19, pasi dikush shkyçi një nga frigoriferët që për të mbushur telefonin e tij.
Autoritetet nga ana tjetër, kanë kritikuar këtë incident, i cili u bë i ditur këtë javë, por që në fakt kishte ndodhur gjatë muajit prill të këtij viti. Vaksinat e humbura ishin pjesë e një grumbulli prej 20,000 dozash të ndihmës humanitare të siguruar nga Rusia në një vend të Azisë Qendrore.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Alimkadir Beshenaliev, gabimi u bë nga një punonjës mirëmbajtjeje që kërkonte një prizë për të mbushur një celular. Kirgistani është përfshirë nga vala e tretë e pandemisë me më shumë se 100 mijë raste të infektuarish dhe 1735 të vdekur nga gjashtë milionë njerëz sa ka popullsi ky vend.
Më shumë se 50 mijë njerëz kanë marrë të paktën një dozë vaksine deri më tani./21Media/
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...